Aktualitet

‘Naimit iu gjetën foto’, zbardhet dëshmia e Shaban Murselit: Pas takimit, u ftohën marrëdhëniet

Shaban Murseli përmend dhe një problem që ka pasur Naimi, 1 vit para vrasjes së Liridonës.

D.XH
‘Naimit iu gjetën foto’, zbardhet dëshmia e Shaban
Shaban Murseli

KOSOVË – Babai i Naim Murselit, Shabani Murseli, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve në Kosovë. Ai ka pranuar se ka qenë në dijeni për një problem familjar, që ka pasur djali i tij Naim Murseli, 1 vit përpara vrasjes së Liridona Ademajt.

Në një dëshmi dhënë për Policinë e Kosovës, më 1 dhjetor 2023, Shaban Murseli tha se djali i tij ka pasur një problem me djalin e hallës së tij, K.Kokallën, vëllai i Kushtrim Kokallës, që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridonës. Ai ka thënë se disa mesazhe, që Naim Murseli ka shkëmbyer me kunatën e Kushtrim Kokallës, ishin bërë çështje në familjen Murseli. “Unë përveç një problem që e ka pasur Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti, që ka pasur disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pasur për këtë rast, nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B., përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka deklaruar Shaban Murseli në dëshminë e tij.

Shaban Murseli u shpreh se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllanë e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe se pas bisedave, ata e kanë mbyllur këtë çështje. “Di që Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh, që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet në një fare mënyre me mua dhe familjen”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse familja Murseli ka paguar ndonjë gjë për të zgjidhur këtë problem, Shaban Murseli mohoi diçka të tillë. “Unë nuk kam ndonjë informacion se Naimi apo familja kemi paguar ndonjë gjë për këtë punë”, ka deklaruar ai.

Në dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë, siguruar nga Paparaci, Shaban Murseli ka treguar momentin, kur i është njoftuar vrasja e Liridonës. “Unë për këtë rast jam njoftuar ditën e vrasjes. Më ka thirrur djali i dytë Mërgimi dhe më ka treguar për rastin, që ka ndodhur kur ka qenë ora rreth 22:00 e datës 29.11.2023, dhe me ka thënë ‘babë a ke folë me Naimin se po thonë se e kanë vrarë Lilin’, ndërsa unë jam shokuar nga ky lajm”, ka rrëfyer ai.

Shaban Murseli tha më tej se pasi ka marrë vesh lajmin e kobshëm, me shpejtësi kanë ikur si familje për në Prishtinë. “E kam thirrur gruan time dhe e kam pyetur se çfarë ka ndodhur dhe i kam treguar, pastaj pas pak jemi bërë së bashku me gruan time Sanijën, vëllain Asllanin, me gruan e tij Fatmiren dhe djalin Mërgimin e jemi nisur me makinë, ku kemi udhëtuar për Kosovë diku 40 orë dhe kemi mbërritur me datën 01.12.2023 në orën 06:00 në shtëpinë në fshat, ku kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit, meqenë se ishim shumë të zënë me procedurën e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve”, ka thënë Murseli.

Ai tha më tej se pas ceremonisë së varrimit të Liridona Ademajt, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij dhe një nga hetuesit policor i ka thënë se djali i tij Naimi është vënë në pranga, nën dyshimin se ka gisht në vrasje. “Pastaj pas varrimit diku reth orës 16:30 kanë ardhur disa makina të Policisë në oborrin tone, ku e kanë marrë Naimin për Prishtinë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë nga Policia njëri nga hetuesit e Prishtinës më ka ndarë vetëm në një dhomë, ku ma ka njoftuar rastin dhe më ka njoftuar se Naimi është i përfshirë në vrasje dhe se është i arrestuar. Nga ky njoftim kemi qenë të gjithë të tronditur shumë. Nuk kemi ditur çfarë të bëjmë”, ka thënë Murseli.

Edhe Naim Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me kunatën e Kushtrim Kokallës. Naim Murseli dhe bashkëpunëtorët e tij sajuan një skenar grabitjeje me qëllim për të vrarë Liridonën mbrëmjen e 29 nëntorit. Teksa Murseli, Liridona dhe dy fëmijët po udhëtonin me makinë, ‘grabitësit’ u prenë rrugën dhe i ndaluan. Vetë Naim Murseli zbriti nga mjeti bashkë me dy fëmijët, duke lënë pas të shoqen që u qëllua për vdekje nga Granit Plava. Dëshmia e tij ngjalli dyshime dhe bëri që autoritetet të hetonin më tej. Pamjet filmike të kamerave të sigurisë identifikuan Plavën e Kokallën, të cilët zbuluan se ishin paguar nga Murseli për të vrarë Liridonën./ZËRI/

Poll

MOS HUMB