Aktualitet

Naim Murseli investitor strategjik në shqipëri? Babai: Ishte takuar me presidentë e kryeministra

I pyetur në lidhje me vizitat e shumta që Naimi bënte në Shqipëri ku takonte dhe personalitete të larta shtetërore ku aludohet se do të merrte dhe statusin e investitorit strategjik, Shaban Murseli e ka pranuar. Por nuk ka  ndarë detaje. 

E.K
Naim Murseli investitor strategjik në shqipëri? Babai: Ishte takuar me
Shaban Murseli

KOSOVË- Babai i Naim Murselit në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ ende nuk e ka një arsye se pse djali i tij vendosi që të porosiste vrasjen e gruas. Shabani Mursel tregoi se ndoshta djali i tij është kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike. I pyetur në lidhje me vizitat e shumta që Naimi bënte në Shqipëri ku takonte dhe personalitete të larta shtetërore ku aludohet se do të merrte dhe statusin e investitorit strategjik, Shaban Murseli e ka pranuar. Por nuk ka  ndarë detaje. 

Pse e vrau Liridonën?

Murseli: Kjo pyetje është pyetje 1 milionë dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar… Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!

Shaban Murseli u shpreh Naimi ka lindur me probleme ne zemër dhe se për këtë është dashur të operohej dy herë. Në lidhje me këtë ai theksoi se kjo çështje është keqpërdorur.

Pjesë nga intervista:

Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?

Shaban Murseli: Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.

Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vertetë është kjo?

Shaban Murseli: Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.

A ka qenë ndonjëherë i sëmurë Naimi, ku i është dashur ndihma e Pacollit?

Shaban Murseli: Faleminderit që më pyete se kjo po keqpërdoret. Naimi kur ka lindur ka lindur me një defekt në zemër, është dashur të bëjë 2 operacione. Operacionin e parë kam shkuar në Zagreb.

Me çfarë punësh është marrë Naimi në Suedi?

Shaban Murseli: Është marrë me shumë punësh. Ka punuar si shitës i disa reklamave të kompanive. Ka qenë këshilltar të një kompanie të madhe sigurimesh nn Suedi.

Jeni pro versionit që ka të bëjë me sigurimin e jetës që Liridona ka pasur në Suedi?

Shaban Murseli: Nuk i besoj këtij versioni. Sigurimi është 300 mijë euro.

Djali juaj ka qenë shumë aktiv në rrjetet social, nuk shfaqet përkrah Liridonës, por përkrah VIP-ve.

Shaban Murseli: Naimi ka mijëra foto me Liridonën.

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB