
RUMANI- Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Geri Hoxha është zhdukur në Rumani. Policia rumune njofton se 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Për identifikimin e tij, Policia ka ndarë disa detaje lidhur me tiparet e tij.

"Ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj. Nuk dihen detaje për veshjen e tij që kishte veshur në momentin kur doli nga shtëpia,"-bën me dije Policia. Familja raportoi zhdukjen e burrit në Polici të dielën, por kudo në media u përhap të hënën.
“Më datë 3 dhjetor të këtij viti, në orën 12:10, punonjësit e policisë së Byrosë së Hetimit të Krimeve ndaj Personit – Policia e Bashkisë Oradea në kuadër të Inspektoratit të Policisë së Qarkut Bihor janë njoftuar nga familja e një 24-vjeçari nga Shqipëri, banues në komunën Oradea, HOXHA GERI – që prej datës 1 dhjetor të këtij viti nuk mund të kontaktonte më me të me telefon,”- thuhet në informacion.
Familja kërkon ndihmë, ndaj ata që mund të japin informacion për të riun e zhdukur të kontaktojnë numrin e telefonit 112./ZËRI