Aktualitet

Gjykata e la në burg, gruaja e Durim Toskës tërheq padinë për dhunë

Durim Toska u arrestua të dielën për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

E.K
Gjykata e la në burg, gruaja e Durim Toskës tërheq padinë
Durim Toska

KORÇË- Dhunoi gruan dhe mbante armë pa leje, Gjykata Korçë lë në burg Durim Toskën, ish-drejtorin e burgut të Fushë Krujës. Ai u vu në pranga ditën e dielë, disa orë pasi u shkarkua nga detyra, me urdhër të Ministrit të Drejtësië Ulsi Manja.

Burime bëjnë me dije se Toska ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk ka pasur dijeni për armën që mbante në banesë, ndërkohë që gruaja e tij ka tërhequr padinë për dhunë.

"Nuk kam dijeni", është shprehur Toska në sallën e gjyqit. 

Mësohet se policia gjatë kontrollit në banesën e Toskës ka gjetur një armë pa leje, ndërkohë që bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër mbrojtje. 

Toska ishte në krye të burgut të Fushë Krujës, për disa muaj, ndërkohë që më herët kishte drejtuar burgun e Drenovës.

Gjithashtu për një mandat ai kishte qenë në krye të komunës së Hudenishtit në Pogradec.

Pikërisht në këtë qytet u vu dhe në prangat e policisë, dhe nga një drejtor burgu do të shndërrohet në një të burgosur. 

/Zëri

Poll

MOS HUMB