
KOSOVË- Një detaj i ri që ka nxjerrë zbuluar Naim Murselin, pas vrasjes së bashkësortes së tij Liridona Ademajt është vënë re gjatë ceremonisë mortore.
Gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë. Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.
Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë. Naim Murseli u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/