Aktualitet

Arti në zi! Personazhe publike e politike shprehin ngushëllime: Lamtumirë Mirush!

Personazhe të njohur publikë dhe figura politike kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, i cili ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

f.t
Arti në zi! Personazhe publike e politike shprehin ngushëllime:
Mirush Kabashi

TIRANË- Sot është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i madh Mirush Kabashi. Kabashi është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma, ndërsa shpesh e kemi parë edhe si prezantues të aktiviteteve të shumta artistike. Personazhe të njohur publikë dhe figura politike kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, i cili ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një foto të artistit, në rrjete sociale ka shkruar shkurt: “Lamtumirë Mirush”.

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashit. Begaj shkruan Kabushi ngriti peshë sallat kudo performoi.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shkruan Begaj.

Gjithashtu kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Nikolla shprehet se Kabashi ishte një artist i madh që i dha jetë veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror.

“Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Metalentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, shkruan Nikolla.

Për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh”, Mirush Kabashi ka reaguar edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Saraçi e konsideron Mirush Kabashin si “Eskilin” shqiptar, një prej dramaturgëve më të mëdhenj.

“Mik i mrekullueshëm e padiskutim i madh, na idhnove jo pak. I lehtë të qoftë dheu. I madhi Zot i forcoftë familjarët e tu për ta përballuar dhimbjen. Të gjithëve do na mungosh në të gjitha kuptimet por edhe do të kemi gjithmonë në memorie për gjithçka na fale. Lamtumirë Eskili i paharruar shqiptar. R.I.P i madhi Mirush Kabashi”- shkruan Saraçi në reagimin e bërë.

Ngushëllime ka shprehur edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Veliaj shkruan: “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës, interpretuesit të rrallë të poezisë, të artistit Mirush Kabashi. LAMTUMIRË i madhi Mirush!”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit. Meta shkruan se ai ishte një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

"Pikëllim të madh për largimin në amshim të "Nderit të Kombit", Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen", shkruan Meta.

Një nga kolegët e tij, aktori i madh shqiptar Bujar Asqeriu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e aktorit të madh Mirush Kabashit. Sipas tij Mirush Kabashi tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror.

“Mirush Kabashi ishte nja aktorët e rrallë tragjik-komik të artist shqiptar. Së pari më lejoi të shpreh ngushëllimet. Pas dhjetëra roleve në kinematografi dhe skenike krijoi një figurë të artit shqiptar. Ne rolin e ‘Sokrati’ krijoi një rol të madh. Ne jemi njohur në vitin 1997, Mirushi aty luante figurat e një prej punonjësve të radio stacionit. E paraqiste rolin para kamerave si një magjistar. Mirushi jepte diçka nga vetja dhe në takset e rolve të tij. Ai tregoi se Shqipëria paska aktorë të kalibrit botëror. Është nderuar me çmime të rëndësishme kudo ku ka shkuar. I paharruar kujtimi i tij!”, u shpreh Bujar Asqeriu.

Një reagim prekës ka ardhur edhe nga aktori Vasjan Lami, i cili ka kujtuar njohjen dhe bashkëpunimet me Kabashin. lami tha se Kabashi ishte një etalon i aktorit jashtëzakonisht punëtor.

“Publiku ka adhuruar çdo rol të Mirush Kanashit. Ishte i veçantë. I jepje punën dhe rrije rehat. Ka qenë shumë vital, familjar, ai iku i ri. Ai në Durrës, hidhej nga porti dhe shkonte te Iliria dhe kthehej pas. Ai ka qenë skiator i mirë. Më vjen keq që gjithë ky angazhim fizik nuk ta shpërblen. Ai ishte shumë korrekt, elegant. Në koncertet poetike e ftoja Mirushin dhe ai më tregonte materialet. Asgjë nuk ka qenë e shpërblyer sa meritojë për artistët. Aktori është profesion i privilegjuar, ke dhe adhurim në popull. Ne bëjmë 5 lekë punë dhe na e shohin të gjithë, por është profesion me përgjegjësi, pasi vihesh përballë dhe gjykohesh nga shumë njerëz. Jetesa këtu është e pallogaritshëm, është qesharake!”, tha ai.

Aktori Bujar Kapexhiu ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e aktorit të madh Mirush Kabashit. Kapexhiu vlerësoi figurën e Kabashit, ndërsa theksoi se ai ishte tepër i veçantë për nga talenti.

"Një humbje e madhe për familjen, miqtë, shokët dhe artin shqiptar. Themi shpesh për aktorët dhe regjisorët që janë të rrallë, por për Mirushin fjala e sinqertë është; një aktor dhe artist i rrallë. Ai ka qenë një aktor i talentuar, virtuoz. Atë e dallonte nga të tjerët, serioziteti, këmbëngulja dhe puna që bënte me rolin, madje ne thonim; e tepron më këtë seriozitet. Mbi këtë material më pas kishte një punë të jashtëzakonshme. Ai kishte korrektesë për gjithçka.”, tha ai.

Aktorja Margarita Xhepa ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, Mirush Kabashi. 

jo foli për karakterin e Mirush Kabashit, duke e përshkruar atë si një njeri shembullor që jetonte për artin gjë që e tregonte në çdo rol të tij.

“I dashur, i sinqertë. Më fliste dhe buzëqeshte. Ishte një bashkëshort dhe prind shembullor. Po ashtu shembullor për kolegët e teatrit. Me atë buzëqeshjen e tij, me atë humorin e hollë. Ishim duke xhiruar në një azil pleqsh në Kavajë “Ne dhe Lenini”. Ai kishte një personazh të dorës së dytë, por ai shkëlqen edhe aty. Ai ishte një merak i jashtëzakonshëm, ai merrej dhe me detajet më të holla. Kishte pasion, e donte artin, shumë serioz në punë. Bënte vërejtje nga më të mirat, më të mençurat. Sepse ai ishte vetë arti. Ai sikur ishte vetë arti. E bënte gjithmonë çdo rol të vërtetë”- tha Xhepa.

Një reagim ka ardhur edhe nga krymenistri i Kosovës Albin Kurti, i cili është shprehur i pikëlluar me vdekjen e aktorit Mirush Kabashi. Kurti shkroi në Facebook se Mirush Kabashi “do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe”.

Postimi i plotë:

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë. Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë”, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit! I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik. Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!

Poll

MOS HUMB