Aktualitet

Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh Mirush Kabashi

Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”

E.K
Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i madh Mirush Kabashi
Aktori Mirush Kabashi

TIRANË- Shuhet në moshën 75-vjeçari aktori i madh i skenës Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme. 

"Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!", thuhet në njoftim.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova, në Kosovë. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma, ndërsa shpesh e kemi parë edhe si prezantues të aktiviteteve të shumta artistike.

Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmat ku ka marrë pjesë: 

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) .........Bake

* Radiostacioni (1979) ......Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ........Veniamin Papa

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB