
ELBASAN- Një 45-vjeçar në Elbasan ka mbetur i plagosur këtë hënë pasi është dëmtuar në vendin e punës. Përmes një njoftimi për mediat Policia bën me dije se 45-vjeçari banues në fshatin Petresh është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në spitalin rajonal Elbasan është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi F. M., 45 vjeç, banues në fshatin Petresh. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI