Qytetërim

Shuhet 'Sokrati'! Lamtumirë Mirush Kabashi

Edhe pse luftoi gjatë, shkoi edhe në Turqi për t'u kuruar sërish nuk ia doli.

k.m.
Shuhet 'Sokrati'! Lamtumirë Mirush Kabashi
Mirush Kabashi

TIRANË- Shuhet ‘Sokrati’ shqiptar! Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë sot në moshën 75-vjeçare duke shtuar një tjetër yll në plejadën e aktorëve që nuk janë më mes nesh, por do të mbeten gjatë në memorie me punën e tyre. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sëmundja e rëndë që e mundonte prej vitesh, e ka 'marrë' Kabashin. Edhe pse luftoi gjatë, shkoi edhe në Turqi për t'u kuruar sërish nuk ia doli.

Por kush ishte Mirush Kabashi? 

Shuhet 'Sokrati'! Lamtumirë Mirush Kabashi
Mirush Kabashi

Më mirë se të gjithë, ka folur ai për veten, duke treguar detaje nga jeta e tij. Ai lindi në Shkodër, në një familje të përzier. Nëna ishte nga Durrësi, babai nga Gjakova, vetë u lind në Shkodër. Por u rrit dhe u shkollua në Durrës, buzë Adriatikut, atje ku edhe ndërtoi familjen e tij të vogël me bashkëshorten dhe 2 vajzat. Atje jetoi deri në vitin 1993, kur vendosi që të shkëputej për punë në Tiranë, ndërsa edhe familjen e mori pas 5 vite më vonë. 

E gjithë jeta e tij është e mbushur me rastësi që e kanë bërë atë që është! Një mjeshtër. Në çdo dalje televizive fliste për nënën, babanë e shkolluar në një shkollë amerikane dhe për gjyshen që nuk e njohu kurrë. 

"Jemi 4 vëllezër. Në familjen time ka qenë tendeca për të shkolluar fëmijët. Babai djemtë donte t'u jepte shkollë. Por kishte dhe një dëshirë që të kishte një vajzë për të vendosur emrin e nënës që i ishte ndarë nga jeta para kohe. Kërkoi me ngulm një vajzë, por dola unë, ndaj dhe kam emrin e Mirushes, gjyshes time,"-tregonte ai. 

Teksa endej skutave të mendimeve të rinisë, kujton edhe mundësinë që iu dha për të vazhduar shkollën si aktor, edhe pse ëndërr e kishte që të bëhej inxhiner. Por koha nuk ishte në favor të tij. Duhet të zgjidhte, ndaj për të vazhduar rrugëtimin në udhën e dijes bëri kompromisin e tij, pa e ditur që do të kthehej në një personazh që kurrë nuk do të harrohet.

Shuhet 'Sokrati'! Lamtumirë Mirush Kabashi
Mirush Kabashi

"Më pëlqente që të shumë teatri, filmi. Kur isha në vitin e trëtë unë u inkuadrova rastësisht në një rreth artistik. Mu dha roli i një kuestori, patën shkruajtur edhe gazetat. Në vitin e katërt kisha një tjetër rol. Gjergj Vlashi më kishte ftuar të merrja pjesë me estradën, por nuk kisha interes. Pasioni im ishte tek inxhineria elektrike. Më pëlqente fizika, por mundësia që unë të shkollohem ishte vetëm një që të behësha aktor sepse dy vëllezërit e mi kishin mbaruar shkollat e larta. Njëri për Kimi industriale dhe i dyti matematikë. Duhej vetëm një nga një familje që të mbaronte. Unë isha krejtësisht i djegur. Ky qe edhe argumenti që përdorën vëllezërit e mi ndaj tim eti. I thanë të paktën të shkollohet në një nivel të lartë. Më pëlqente të shikoja filma dhe për shfaqje teatrore. Ish-drejtori i gjimnazit nguli këmbë dhe ai më tha se duhet të shkosh të japësh provimin. Nuk u paraqita në fazën e parë. Ai e mori vesh dhe influencoi që të merrja pjesë tek të prapambeturit. Kështu u hap drita jeshile për të vazhduar diku që më dukej shumë lart. Profesioni artistik nuk përdoret me bazat e librave por "vidhen"."

Në vitin 1970, ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kishte nisur aktivizimin, por biografia e tij i hapi problemet e para. Babai i shkolluar në një shkollë amerikane dhe një dajë i pushkatuar do të bëheshin pengesa e parë për profesionin e tij. 2 vite u shkëput tërësisht dhe nisi që të punonte në hekurudhë. Nuk kishte zgjidhje tjetër. Derisa një personazh me peshë e kishte parë dhe kishte thënë fjalën e tij për ta rikthyer në punë. Kjo bisedë e riktheu në skenë, ndryshe, do të kishim humbur një yll. 

"Babai më kishte mbaruar një shkollë amerikane, një dajë ma kishin pushkatuar pa gjyq nq mënyrë mafioze. Në 74 nuk u lejova të xhiroja por shkova du herë të hekurudhë. Një person që kishte peshë tha 'po ç'ka bërë ai?', edhe i thanë që kisha një dajë të pushkatuar. Edhe ai tha një fjalë të mirë sepse kishte parë një shfaqje komedi "Kartela e verdhë" që kishte bërë namin në atë kohë, më shumë se Pallati 176."

Në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës vazhdoi punë deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas, punoi në Radio Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, ndërsa nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989).... Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)....Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)......... Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) .........Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) .........Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) .........Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ..........Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) .........Bake

* Radiostacioni (1979) ......Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)... Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)....Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ........Veniamin Papa

Mes personazheve, më i njohuri për publikun është padyshim "Maku". Edhe pse në dukje i thjeshtë, përpunimi për krijimin e tij, e ka munduar. 

"Nuk është një personazh i lehtë. Ai ka një abuzim. Tek personazhi im ishte pikërisht kjo që nuk mund të eci një shoqëri përpara nëse nuk i gjen një njeriu punën për të cilën nuk është i dobishëm."

Fati e ndihmoi edhe të krijonte familjen e tij, me një vajzë durrsake, me të cilën solli në jetë 2 vajza. Por krijimi i familjes nuk erdhi pa vendime të vështira, veçse kësaj herë ajo që u sakrifikua, ishte ajo që do t'i dhuronte familjen. Gjënë më të shtrenjtë që kishte. 

Shuhet 'Sokrati'! Lamtumirë Mirush Kabashi
Familja Kabashi

"Jam martuar me një studente timen. Mendoj që është shumë e vështirë të krijosh një familje me dy artistë. Aq më tepër dy artistë të skenës, prandaj e bëra këtë kompromis me time shoqe. Unë nuk kam qenë në lindjen e fëmijës së parë. Isha në Gjirokastër dhe nuk bëhej fjalë të merrja leje. Me lindjen e vajzës së dytë isha në Tropojë. Jam ndjerë keq që në asnjë prej lindjeve nuk kam qenë pranë gruas time."

Por puna e tij e palodhur i ka sjellë edhe vlerësimet e merituara. Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia "Hija e tjetrit". Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Në vitin 2002, fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit. Më 1997, në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës. Për të mos folur më pas për titujt e tjerë si "qytetar nderi", apo dhe "artist i merituar". 

Artist i merituar ishte...edhe në fjalët e fundit që i tha publikut të tij që për dekada nuk ia kurseu duartrokitjet. 

"I përulem profesionit, i përulem spektatorit, i përulem disaporës për të dhënë eksperiencën time. Kjo sedër më ka penguar, por brenda vetes time më ka lehtësuar."/ZËRI

Poll

MOS HUMB