
POGRADEC – Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e ish-drejtorit të burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska. Mësohet se Toska ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes në banesë.
Efektivët shprehen se menjëherë pas ngjarjes, bashkëshortja e Toskës është pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Po ashtu, 52-vjeçarit iu gjet edhe një armë tip pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ish-drejtori i burgut të Fushë Krujës u arrestua më datë 2 dhjetor në Pogradec, pasi akuzohet për dhunë në familjes dhe armëmbajtje pa leje. Toska është shkarkuar nga detyra nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja./Zëri.ai/