Aktualitet

Vrasja e Nikulajt, gjenden 25 gëzhoja në vendngjarje. Shoqërohen disa persona

Entjan Nikulaj, njihej dhe si krahu i djathtë i kushëririt të tij, i cili u ekzekutua në muajin Prill në zonën e Shëngjinit

E.K
Vrasja e Nikulajt, gjenden 25 gëzhoja në vendngjarje. Shoqërohen
Entjan Nikulaj

LEZHË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ku u ekzekutua 40-vjeçari Entjan Nikulaj, i afërm i biznesmenit Ardian Nikulaj që u ekzekutua në muajin Prill të këtij viti në zonën e Shëngjinit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja plumbash, që tregon se autorët nuk donin të gabonin shënjestër, dhe kanë qëlluar me breshëri në drejtim të Nikulajt. Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë 2 persona, dhe një i tretë më pas i ka ndihmuar ata për t’u larguar nga vendi ku ndodhi atentati.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë shoqëruar dhjetëra persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, edhe pse do të jetë e vështirë zbardhja e vrasjes pasi autorët kanë lënë pak gjurmë.

Makina u dogj menjëherë pas ngjarjes në një rrugë dytësore në zonën e Rinasit, brenda të cilës u gjet edhe arma e krimit. Djegia e mjetit bën të vështirë zbulimin e ngjarjes. Edhe pse policia ngriti postoblloqe pas sinjalizmeve për vrasjen, autorët e dogjën mjetin dhe u larguan të pashqetësuar, sipas dyshimeve në drejtim të Tiranës. 

Mjeti që u gjet i djegur mbrëmjen e djeshme është tip "BMW" ngjyrë gri, me targa AB138HT. Targat e kësaj makine janë vjedhur në 23 nëntor të 2023 në Tiranë.

Pista kryesore në të cilën po heton policia për vrasjen e Entjan Nilkulajt është ajo e hakmarrjes, pasi si pasojë e gjakmarrjes mes fiseve që ka nisur në vitin 1997, vetëm në këtë vit janë vrarë 3 persona.

Fillimisht në zonën e Shëngjinit u vra biznesmeni Ardian Nikulajt, më pas në Korrik u vra Nikolin Lekstakaj, dhe tashmë vritet 40-vjeçari Entjan Nikulaj. Për vrasjen e Ardian Nikulajt ka disa të dyshuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe dhe Marok, por asnjëri prej tyre nuk është ekstraduar për t'u përballur me drejtësinë shqiptare. 

Për asnjërën prej vrasjeve, nuk ka persona që janë arrestuar në Shqipëri, dhe kjo e shndërron shtetin shqiptar në një spektator të zinxhirit të hakmarrjeve. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB