Aktualitet

Nisma e re në Shkodër, Kryebashkiaku mbulon paligjshmërinë me baner!

Benet Beci postoi një video me pamje nga zona në rrjetet sociale, duke theksuar se veprimi është nismë e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me pronarët e objektit.

f.t
Nisma e re në Shkodër, Kryebashkiaku mbulon paligjshmërinë
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka ndërhyrë duke vendosur një baner mbi rrënojat e një objekti derisa ai të rindërtohet. Bashkia është angazhuar në mbulimin me baner të një pamje të shëmtuar të një objekti privat, i cili duhet të përfundojë. Në pamjet e publikuara krijohet ideja e përfundimit të objektit deri në detaje në ngjyra fasade, dritare e deri në mbulesat e dritareve me vetrata.

Ligji kurrë nuk ka se si një objekt me apo pa leje, kur nuk mbaron, kur është i shëmtuar e kuron Bashkia apo Pushteti Lokal, duke e veshur me imazh të rremë sa për sy e faqe, shkruan weblajm.com. Por edhe pse ligji detyron masë ndëshkuese për shkelsin e afateve të punimeve apo për mos respektim imazhi fasade, në Zonjën e Randë Shkodër ka ndodhur ajo që nuk mendohej!

Madje vetë kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci postoi një video me pamje nga zona në rrjetet sociale, duke theksuar se veprimi është nismë e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me pronarët e objektit dhe për t'i dhënë një imazh tjetër kësaj godine.  

Gjithashtu pas postimit të kryebashkiakut Benet Beci weblajm.com i nisi atij një imazh të një sahati të ndryshkur mbi pallat, i cili mund të prish imazhin e qytetit. Sahati është pronë publike. 

Nisma e re në Shkodër, Kryebashkiaku mbulon paligjshmërinë
sahati

Beci edhe pse një kryebashkiak që kujdeset për pamjen e qytetit të Shkodrës, nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me sahatin e ndryshkur.

Poll

MOS HUMB