
KOSOVË- Babai i Naim Murselit, në një intervistë për emisionin “Opinion” është pyetur lidhur me dyshimet që qarkullojnë lidhur me vrasjen e Liridona Ademit. Ndër të tjera ai është pyetur për pistën e një biseksualizmi të dyshuar të të birit, që mund të jetë zbuluar nga ana e Liridonës.
Shaban Murseli ka mohuar këtë mundësi, ndërsa është shprehur se megjithatë një sekret i zbuluar nga Liridona mund të ketë qenë shkak për vrasjen.
Pjesë nga intervista me Shaban Murselin
Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.
Sa i përket gjinisë mashkullore, të tregoj të vërtetën, është ndoshta keq me thënë, i ka urryer .
Po fëmijët, i kërkojnë prindërit?
Po mbrëmë kanë filluar, i kërkojnë dy persona nga dajat.
Keni komunikuar me ta?
Është gjendje e tensionuar, 1 komunikim të vetëm kam pasur, ja dërgova një mesazh, kisha dëshirë të marr pjesë në rivarrim, por mora përgjigje negative.
A kanë patur ndonjëherë telashe?
Kurrë në jetën time, as më ka thënë Liridona, as Naimi që kanë patur mosmarrëveshje.
Sa i përket financave se kanë qenë në borxhe?
Unë nuk e di të ketë borxhe, apo se ka patur një presion. Dhe mund të jetë pistë, por nuk di gjë konkrete.
Mund të jetë ndonjë sekret?
Mund të jetë ndonjë sekret dhe i dashur ta eliminojë.
Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/