Aktualitet

“PISA 2022”/ Shqipëria me rezultate të frikshme, rritet numri i nxënësve 'të dobët'

Sipas rezultateve, rënia në matematikë është tre herë më e madhe se çdo test i mëparshëm.

E.K
“PISA 2022”/ Shqipëria me rezultate të frikshme, rritet
Foto ilustruese

TIRANË-Publikimi i rezultateve të testit “PISA 2022” ka ngritur alarmin për nivelin e të nxënit tek 15-vjeçarët thuajse në të gjitha vendet e OECD. Krahasuar me vitin 2018, kur u zhvillua testi i fundit rezultatet janë të “frikshme”. Problemet më të mëdha duket se janë hasur në matematikë. Sipas rezultateve, rënia në matematikë është tre herë më e madhe se çdo test i mëparshëm.

Këto rezultate mund ti atribohen pandemisë së COVID-19, por kjo është pjesërisht e vërtetë pasi ky trend rënie është vënë re që para fillimit të karantinës, ku metodat e studimit ndryshuan. Dhe Shqipëria rënditet me trend zbritës në shkencë. Plot 30 pikë më poshtë se rezultatet e vitit 2018. Po ashtu trend negative kanë pasur dhe Kina, Arabia Saudite, Kamboxhia, Paraguaj dhe Guatemala, Brunei, dhe Republika Domenikane.

Dhe në lexim Shqipëria paraqitet e dobët. Nga vitit 2018 në vitin 2022 rezultatet e leximit ranë me më shumë se 30 pikë. Dhe në shkencë e njëjta situatë. Rezultatet e shkencës u përkeqësuan me më shumë se 20 pikë gjatë periudhës. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pozicionohet më poshtë.

Serbia pozicionohet në vendin e 38-të, me përkeqësim 8 pikë të perfomancës së nxënësve në matematikë, përmirësim 1 pikë në lexim dhe 8 pikë në shkencë. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me përkeqësim 24 pikë në matematikë, në lexim 16 pikë dhe 12 pikë në shkencë. Ndërsa Kosova në fund, raporton Monitor. Kjo ka bërë që aty të nisin dhe reagimet e forta. Kështu, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se analfabetizmi qeveritar është shtrirë dhe në shkollat e vendit.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit e Kosovës, duket se nuk është habitur nga rezultati. Sipas saj, pandemia e COVID-19 ndikoi në metodat e mësimdhënies ku nxënësit dhe mësuesit u përballen me ndryshime.

PISA është një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë./ZËRI

Poll

MOS HUMB