Aktualitet

E qeshur në timon, momente të veçanta të Liridona Ademajt

Familjarët e Liridona Ademajt kanë publikuar në rrjetet sociale pamje të veçanta të saj, kur ajo ishte ende në jetë. Në këto pamje, shihet Liridona teksa ecën me makinë dhe mban të veshur një kapele të zezë.

D.XH
E qeshur në timon, momente të veçanta të Liridona Ademajt
Liridona Ademaj

PRISHTINË – Një video, ku pretendohet se shfaqet Liridona Ademaj, që dyshohet se u vra me porosi të bashkëshortit, është publikuar në rrjetet sociale. Video besohet se është publikuar nga familjarët e viktimës.

Në këtë video, Liridona shihet e qeshur teksa nget makinën dhe mban të veshur një kapele të zezë.  Liridona Ademaj u ekzekutua nga Granit Plava, pasi ky i fundit ishte paguar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Fillimisht ngjarja u raportua si gtrabitje, por hetimet zbuluan se urdhri për të vrarë Liridonën ishte dhënë nga bashkëshorti, Naim Murseli.

Ngjarja makabre në Prishtinë ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë. Arsyet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa përfliten disa versione./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB