Aktualitet

Babai i vrasësit të Liridonës: Ai është i vdekur për mua

Babai i Granit Plavës deklaroi se nëse djali i tij ka kryer krimin, atëherë ai është i vdekur për të.

D.XH
Babai i vrasësit të Liridonës: Ai është i vdekur
Mursel Plava

KOSOVË – Babai i Granit Plavës, personit që dyshohet se ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt, ka dhënë një intervistë për mediat e Kosovës. Ai ka deklaruar se nëse djali i tij ka kryer vrasjen, atëherë ai është i vdekur për të. Mursel Plava ka deklaruar se Graniti jetonte në Kosovë bashkë me gruan dhe fëmijët e tij dhe se vetë kishte 2 ditë që ishte kthyer nga Kroacia.

“Ajo që ka ndodhur është tepër e vështirë për të tri shtëpitë. Nuk di çfarë të them. Nuk mund ta besoj se djali im e ka bërë këtë. I bëj thirrje policisë që të hetojë rastin deri në fund, edhe faktin sesi gjërat kanë shkuar deri në këtë pikë”, ka thënë babai i Granit Plavës për IndeksOnline.

Më tej, Mursel Plava ka thënë se nëse djali i tij Graniti është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, atëherë ai është i vdekur për të.

“Kurrë nuk e kam menduar se djali im do të mund të bëjë të tilla gjëra. Nëse ai ka bërë këtë krim makabër, atëherë nuk është djali im e të marrë dënimin që meriton nga drejtësia. Gruaja e tij është e tronditur. Nuk e kam takuar nusen e tij, nuk jam në gjendje që ta takoj”, ka thënë Mursel Plava, babai i të dyshuarit si vrasës së Liridonës, Granit Plavës. Ai shprehu ngushëllime edhe për familjen e viktimës.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB