Aktualitet

Ndodh sërish në M. e Veriut!/ "Kanë tentuar të rrëmbejnë 2 fëmijët shkolla", MPB: Fake news! Përdoret për qëllime politike

Sipas kryetarit të komunës së Karbincit, Viktor Paunov, rrëmbyesit kanë hyrë në oborrin e shkollës me veturë “golf” me targa të Shkupit dhe kanë tentuar të futin me forcë dy fëmijë në mjetin e tyre, por janë ndaluar nga nxënësit e tjerë dhe stafi i shkollës.

k.m.
Ndodh sërish në M. e Veriut!/ "Kanë tentuar të
Foto ilustruese

SHKUP- Në komunën e Karbincit në Maqedoninë e Veriut është tentuar rrëmbimi i dy fëmijëve. Sipas informacioneve të kryetarit të komunës Viktor Paunov, tentativa për rrëmbim ka ndodhur në oborrin e shkollës “Strašo Pindžur”. Sipas kryetarit të komunës së Karbincit, Viktor Paunov, rrëmbyesit kanë hyrë në oborrin e shkollës me veturë “golf” me targa të Shkupit dhe kanë tentuar të futin me forcë dy fëmijë në mjetin e tyre, por janë ndaluar nga nxënësit e tjerë dhe stafi i shkollës.

E gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Kryebashkiaku i bën apel Ministrisë së Brendshme që të forcojë kontrollin dhe ta marrë seriozisht këtë rast. Ai thotë se në komunën e tij ka kohë që nuk patrullojnë ekipe policore. Por informacioni i dhënë prej tij është mohuar nga ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“Sipas paraqitjes zyrtare në polici: Sot (05.12.2023) në ora 09.52 në SPB Shtip nga një shkollë fillore në Komunën Karbinci është paraqitur se rreth orës 09.30 në oborrin e shkollës me automjet të tipit “Golf” ka ardhur një djalosh i ri, i cili sipas paraqitjes, ka ftuar një vajzë të hyjë në veturë që të shkojnë të pinë kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe ka paraqitur te drejtoresha. Po punohet në pastrimin e rastit,”- informojnë nga MPB.

Autoritetet lokale dhe policia janë duke hetuar ngjarjen dhe rasti po zbardhet. Megjithatë, MPB thekson se përhapja e spekulimeve të tilla, disa prej të cilave mund të kenë motive politike, synon të shkaktojë panik dhe ndjenjë të pasigurisë te qytetarët. Ndaj edhe shton që të mos bien në grackën e spekulimeve dhe të jenë të kujdesshëm me informacionin që marrin./ZËRI

Poll

MOS HUMB