Aktualitet

Nesër homazhet për Mirush Kabashin në hollin e Muzeu Historik Kombetar

Ministria e Kulturës informoi se homazhet do të mbahen në orën 10:00 deri në 13:00.

f.t
Nesër homazhet për Mirush Kabashin në hollin e Muzeu Historik
Mirush Kabashi

TIRANË- Nesër do të mbahen homazhet në nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi. Ceremonia do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar, e cila do të zgjasë tre orë. Ministria e Kulturës ka bërë me dije se ceremonia nis nga ora 10:00 dhe përfundon më 13:00, në hollin e Muzeu Historik Kombëtar. 

Arti shqiptar është sot në zi, pasi aktori Murish Kabashi u nda nga jeta në moshën 75 vjeçares. Lajmin e hidhur e bënë të ditur vetë familjarët e aktorit, duke thënë se ai vdiq pas mesnatë më 5 dhjetor në Tiranë. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej tri vitesh, duke u kuruar edhe në Turqi, ndërkaq që fitoi luftën ndaj kohës, përjetësinë, me artin që reziston.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës, ndërsa është fitues i çmimit Artist i Merituar i Shqipërisë. Ai ka interpretuar mbi 100 personazhe në teatër dhe 20 në filma.Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993.

Artistë dhe politikanë shprehën ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

Poll

MOS HUMB