Aktualitet

Mediat e bënë të vdekur, Mirush Kabashi: Pata kënaqësinë të lexoja çfarë thoshin njerëzit për mua

Edhe një gafë të mediave, që e shpallën asokohe të vdekur, Mirush Kabashi arriti që ta tejkalonte me sportivitet

E.K
Mediat e bënë të vdekur, Mirush Kabashi: Pata
Mirush Kabashi

TIRANË- Aktori i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, ndërroi jetë mesnatën e sotme në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rrallë të filmave dhe roleve që ka pasur në Teatër. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, ai kishte kaluar disa sfida të vazhdueshme, dhe në një rast u shpërnda lajmi se ai kishte ndërruar jetë në vitin 2021.

Vetë aktori i madh e ka kaluar me sportivitet këtë lajm që u shpërnda, e në një rrëfim në Festivalin e Këngës, tha me humor se kishte pasur kënaqësinë që të lexonte se çfarë shkruanin njerëzit pas ‘vdekjes’ së tij.

Jeni i vetmi që e dini çfarë kanë thënë njerëzit për ju pas vdekjes?

Unë pata kënaqësinë që të provoj se çfarë kam lënë pas, kam përjetuar një kënaqësi, pasi kam kuptuar që ajo që do lë pas është pasuria më e madhe që mund ti lija familjes sime, është emri që do lë.

Poll

MOS HUMB