
KOSOVË- Pak orë para se Liridona Murseli të dërgohet për në banesën e fundit, vjehrri i saj Shaban Murseli ka thyer heshtjen dhe ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.
I moshuari tregoi se çifti jetonte në Suedi, dhe vetëm në muajin Shtator ishin kthyer në Kosovë, ndërkohë që gjatë ditës së sotme janë marrë në pyetje djali i tij Naimi dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.
Vjehrri i Liridonës i qëndron pistës së grabitjes, pasi sipas tij autorët mund të kenë qenë në dijeni se çifti ka pasur para me vete, pasi ishin duke blerë një banesë të re.
Në dëshminë e dhënë në prokurori nga njëri prej djemve të çiftit, sipas tij ka dëshmuar që grabitësi i ka marrë telefonin.
Sipas Shaban Murselit, djali i tij kishte disa biznese në Kosovë, njëherësh punonte si këshilltar i Pacollit dhe për këtë shkak kishte vendosur që të kthehej përgjithmonë për të jetuar në vendin e tij të lindjes, pas 32 vitesh në Suedi.
Rrëfimi në emisionin me Zemër të Hapur:
Naimi dhe dy fëmijët janë në prokurori, fëmijët i kanë marrë sot në pyetje. Shpresoj që i kanë marrë në pyetje për në banesën e fundit. Naimi së bashku me fëmijët janë duke u kthyer nga Prishtina së bashku me fëmijët.
Nuk kam gjendje që të lexoj asgjë, ndoshta edhe mund të ketë lidhje me detyrën e djalit, por sipas informacioneve, Liridona ka pasur një shumë të madhe të hollash në çantë, se po merrnin shtëpi të re, dhe ka bërë rezistencë. Kanë pasur diku 3 mijë euro me vete, në drejtimin e makinës ka qenë djali im. I kanë dalë para makinës me armë, Naimi dhe djemtë e ka kuptuar që do të vriteshin të gjithë, dhe ka mundur që të largohet.
Duket se Liridona nuk ka dashur që të linte çantën me të hollat. Është dhe një variant disi më i çuditshëm, që Liridona mund të jetë ngatërruar me rripin e siguruar, kur ka tentuar që tia mbathë. Personat e kanë dit që ka pas para, ndoshta dhe më shumë se 3 mijë euro, që kishte Liridona në çantë. Ia kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë që kanë pasur. Nipi 4 vjeçar, ka treguar se njëri prej grabitësve i kishte marrë telefonin.
Për ngjarjen më njoftoi djali i vogël, prej 32 vitesh jetonim në Suedi, të gjithë jemi nënshtetas suedez. Naimi në muajin shtator kishte vendosur që të kthehej përgjithmonë në Kosovë, është këshilltar i Pacollit dhe ka biznese të veta në Prishtinë.
Naim dhe Liridona Murseli po udhëtonin me makinë bashkë me fëmijët në momentin që u ndaluan nga grabitës të armatosur. Naim Murseli ka rrëfyer se u kanë rrëmbyer portofolat dhe telefonat, kohë gjatë të cilës ka gjetur mundësinë të marrë fëmijët dhe të largohet prej aty. E vetme në makinë ka mbetur Liridona Murseli, e cila është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
-
MISTERI/ Kush e vrau Liridona Murselin, skenari "Babis"?
1 Dhjetor, 10:26
/ZËRI