
PRISHTINË- Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, është parë sot në Prishtinë me dy fëmijët e mitur të djalit të tij dhe dhe të së ndjerës Liridona Ademaj. Shaban Murseli dhe bashkëshorja e tij janë parë duke shëtitur me dy fëmijët e mitur përdore teksa ecnin në rrugët e kryeqytetit.

Sipas mediave vendase, gjatë xhiros, ai ka shkuar në Ambasadën suedeze në Prishtinë, ku me shumë gjasë do të kërkojë të marrë me vete nipërit. Tashmë, Shabani dhe bashkëshortja e tij janë të vetmit që kujdesen për të miturit, pasi nëna nuk jeton më, ndërsa i ati është në burg për porositjen e ekzekutimit të saj.


Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI