deputeti i shtrire ne bulevard
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është rrëzuar në mes të bulevardit pasi është goditur nga një plumb gome në pjesën e shpinës. Siç shihet edhe në këto pamje, disa protestues janë ofruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më pas është marrë nga ambulanca.
Ndërkohë, nuk ka ende një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI