TIRANË- Reshjet e dëborës, të shoqëruara me tepmeratura të ulëta kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset ku ka prezencë dëbore.
Njoftimi i ARRSH-së:
SITUATA NË AKSET RRUGORE
Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit
Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht
Reshje dëbore ka pasur:
Në Rajonin Verior
Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Sopot-Kerrnaj, Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.
Në Rajonin Juglindor
Qukës-Qafë Plloçë, Qafë Plloçë-Qafë Thanë, Librazhd-Fushë Studen,Korçë-Dardhë, Zëmblak-Goricë.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.
/ZËRI