TIRANË-Tetë persona raportohet të jenë lënduar si pasojë e përplasjeve të ndodhura gjatë protestës kombëtare që po mbahet në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar 5 protestues, 1 efektiv policie dhe dy përfaqësues të medias, një prej tyre shtetase e huaj. Raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës
Njoftimi:
Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:
Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.
– Një efektiv policie
– Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)
– Pesë protestues
Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës
QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.
Në QSUT deri tani asnjë i lënduar