PAMJE NGA NGJARJA
TIRANË-Dita e Pavarësisë është kthyer në një ‘fushë betejë’, teksa përplasje të ashpra janë shënuar mes policisë e protestuesve. Qytetarët kanë hedhur gurë dhe bomba molotovi drejt efektivëve, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome. Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar nga tymi dhe gazi lotsjellës.
Efektivët janë parë lëviznin me mjete motorike me katër rrota, ndërsa janë të pajisur me armë të posaçme për përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave prej gome. Ndërkohë protestuesit nuk kanë bërë pas, duke vijuar të gjuajnë me gurë e molotovë drejt efektivëve.