Aktualitet

PROTESTA/ Kushtetutë e re, vetting politikanëve...Aleanca Kombëtare del me 10 propozime

Gjithashtu ndër pikat e dokumentuara kërkohet kalimi në vetting i gjithë politikanëve dhe shpërsimi i ndëshkimeve penale e administrative për çdo formë korrupsioni.

F.I
PROTESTA/ Kushtetutë e re, vetting politikanëve...Aleanca
propozimet

TIRANË-Lëvizja Aleanca Kombëtare, ka shpalosur nga protesta kombëtare që po mbahet në Tiranë,i një dokument me 10 kërkesa drejtuar qeverisë. Sipas dokumentit propozimet synojnë rindërtimin e shtetit shqiptar mbi bazat e interesit kombëtar. Mes propozimeve kërkohet të rishikohet Kushtetuta e Shqipërisë, të ndryshojë sistemi elektoral, të krijohet një qeveri tranzitore.

Gjithashtu ndër pikat e dokumentuara kërkohet kalimi në vetting i gjithë politikanëve dhe shpërsimi i ndëshkimeve penale e administrative për çdo formë korrupsioni.

10 PIKAT PËR ZGJIDHJEN TË PROPOZUARA NGA ALEANCA KOMBËTARE

1. Thirrja e Asamblesë Kushtetuese, që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen.

2. Krahas referendumit shfuqizues/abrogativ të vendoset edhe referendumi propozues për çështje të caktuara.

3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor në funksion të përfaqësimit të gjithë shtresave shoqërore.

4. Krijimi i një qeverie tranzitore të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar.

5. Kalimi në veting të menjëhershëm i gjithë klasës politike.

6. Sekuestrimi dhe konfiskimi i gjithë pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

7. Ashpërsimi i ndëshkimeve penale e administrative për çdo formë korrupsioni, si dhe ndëshkimi me konfiskim i çdo pasurie të pajustifikuar.

8. Ndëshkim i ashpër i ekonomisë kriminale kudo që gjendet dhe me çdo formë; heqje licensash, sekuestrime, konfiskime deri në burgosje.

9. Reformë rrënjësore dhe përfundimtare për çështjen e pronave.

10. Ndërtimi i strukturave funksionale të një sistemi të partive politike, i cili të avancojë e të mbrojë interesat e bashkësisë ligjore-politike me mjete legjitime demokratike.

MOS HUMB