TIRANË-Në prag të protestës kombëtare, e cila përkon me ditën e pavarësisë së Shqipërisë në terren forcat e policisë kanë nisur organizimin dhe marrjen e masave për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Autobotet e ujit janë vendosur edhe sot në gatishmëri, por ndryshe nga herët e tjera në kuadër të 28 nëntorit, mjetet janë “zbukuruar” me flamuj kuqezi.
Rreth 2 mijë efektivë pritet të angazhohen në terren, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e strukturave përkatëse, ku janë dhënë porositë për mbarëvajtjen e protestës dhe është hartuar një plan masash.