TIRANË-Nëntori, muaji historik më i rëndësishëm i kombit shqiptar, i cili simbolizon lirinë.
Gjithçka nisi më më 28 nëntor të vitit 1443, ku Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në krye të 300 ushtarëve besnikë u kthye në atdhe, duke ngritur Flamurin shqiptar në Krujë. Në fillim të nëntorit të vitit 1443, braktisi ushtrinë e Perandorisë Osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modrisës. Në vitin 1444, ai u emërua prijës i Lidhjes së Lezhës, që konsolidoi fisnikërinë e trevave shqiptare të kohës.
28 Nëntor 1912, nën gjurmët e Skënderbeut, Isamil Qemali nisi rrugëtimin e tij drejt qytetit bregdetar të Vlorës, ku dhe nga ballkoni i shtëpisë së tij, ngriti flamurin kuqezi dhe e shpalli Shqipërinë të pavarur nga perandoria osmane. Në ditët e shpalljes së pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, Isa Boletini u ndodh përkrah Ismail Qemalit dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e qeverisë së përkohshme të Vlorës. Isa Boletini i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Nëse Ismail Qemali ishte truri i Pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini ishte krahu i armatosur i saj.
28 nëntori i Adem Jasharit
Sot shënohen 80 vite nga lindja e Adem Jasharit, komandanti që sfidoi Serbinë. Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë.
Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së. Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.