Aktualitet

114 vite shtet! Liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë në Vlorë

Krahas liderëve nga Shqipëria, në ceremoni ishin edhe ata të Kosovës, ku u bashkuan në festime edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

F.I

114 vite shtet! Liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen

VLORË-Sot më 28 Nëntor 2026, shënohet 114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së Flamurit, ku i pranishëm ishte kryeministri i vendit Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, si dhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

Krahas liderëve nga Shqipëria, në ceremoni ishin edhe ata të Kosovës, ku u bashkuan në festime edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. 

114 vjet më parë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. 

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. 28 nëntori u zgjodh sepse në vitin 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastrioti me forcat e tij çliroi Krujën dhe ngriti flamurin kuq e zi. 106 vite më pas nga dita kur në Vlorë u ngrit Flamuri dhe Shqipëria u shpall e pavarur kanë kaluar kohë vërtetë të vrullshme.

MOS HUMB