KSAMIL- Një shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ksamil. Sipas njoftimit të uniformave blu, një sasi e vogël lënde plasësë ka shpërthyer në oborrin e banesës së një 76-vjeçari. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Ksamil/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI