Aktualitet

Protestuesit sfidojnë ndërhyrjet e policisë, rikthehen në shesh ndërsa del autoboti me ujë

Pamjet nga protesta tregojnë forcat e rendit të rreshtuara përballë turmës në një tjetër përpjekje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shpërndarë pjesëmarrësit.

M.K.
Protestuesit sfidojnë ndërhyrjet e policisë, rikthehen në
foto nga sheshi skenderbej

TIRANË-  Pavarësisht ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të policisë, protestuesit janë rikthyer sërish në shesh duke mos u larguar nga zona e tubimit. Përballë tyre, efektivët kanë shtuar praninë në terren, ndërsa në krah të tyre është pozicionuar edhe autoboti me ujë.

Pamjet nga protesta tregojnë forcat e rendit të rreshtuara përballë turmës në një tjetër përpjekje për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shpërndarë pjesëmarrësit.

Prej disa orësh, protesta po shoqërohet me një dinamikë të përsëritur ku largimi i turmës pasohet nga rikthimi i protestuesve në shesh. Ndërkohë, prania e autobotit dhe e forcave të shtuara të policisë paralajmëron një tjetër ndërhyrje në zonë./ZËRI

MOS HUMB