Aktualitet

Gazi lotsjellës detyron protestuesit të futen në librari, tensione dhe përplasje në kryeqytet (VIDEO)

Efekti i gazit është ndjerë edhe në ambientet përreth duke detyruar disa prej pjesëmarrësve në protestë të largohen nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet.

M.K.
Gazi lotsjellës detyron protestuesit të futen në librari,
foto, protestuesit futen ne librari

TIRANË- Tensionet në protestën e zhvilluar në kryeqytet vijojnë, ndërsa Policia ka përdorur sërish gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në zonën e sheshit.

Efekti i gazit është ndjerë edhe në ambientet përreth duke detyruar disa prej pjesëmarrësve në protestë të largohen nga zona ku po zhvilloheshin përplasjet. Disa protestues janë futur në një librari pranë sheshit duke kërkuar strehim për t' i shpëtuar gazit.

Përdorimi i gazit lotsjellës ka shkaktuar shqetësime dhe vështirësi në frymëmarrje te personat e pranishëm, ndërsa edhe biznese të tjera pranë vendit të protestës janë kthyer në strehë të përkohshme për protestuesit.

Situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë./ZËRI

MOS HUMB