TIRANË- Një tjetër incident është shënuar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku disa protestues kanë shkatërruar dronin që Policia po përdorte për monitorimin e tubimit.
Në pamjet nga vendngjarja shihet pajisja e rrëzuar në tokë, ndërsa disa protestues i afrohen dhe e godasin deri në shkatërrimin e saj.
Droni përdorej nga efektivët për të monitoruar zhvillimet gjatë protestës, e cila është shoqëruar me incidente dhe përplasje të përsëritura mes turmës dhe forcave të rendit.
Gjatë orëve të fundit janë regjistruar hedhje molotovësh në drejtim të mjeteve dhe institucioneve, ndërhyrje të Policisë me gaz lotsjellës dhe autobot me ujë, si dhe dëmtime në godinën e Bashkisë së Tiranës./ZËRI