TIRANË- Policia ka shoqëruar deri më tani 10 persona pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Shoqërimet vijnë pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat u intensifikuan në sheshin 'Skënderbej' dhe më pas u zhvendosën edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Gjatë tubimit u regjistruan disa incidente, ku protestuesit hodhën molotovë në drejtim të autobotëve të policisë, ndërsa në momente të tjera përdorën edhe lazerë drejt efektivëve. Përplasjet u shoqëruan gjithashtu me lëndime, ndërsa disa persona kërkuan ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia vijon shoqërimin e personave të përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë protestës./ZËRI