TIRANË- Situata në sheshin 'Skënderbej' vijon të jetë e tensionuar, ku një grup protestuesish kanë hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të policisë të pozicionuar në zonë për të kontrolluar turmën.
Flakët kanë përfshirë disa prej mjeteve të policisë, ndërsa efektivët janë përballur me hedhjen e mjeteve ndezëse nga ana e protestuesve.
Incidenti shënon një tjetër moment përplasjeje gjatë protestës në kryeqytet, e cila prej orësh po shoqërohet me tensione dhe konfrontime mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Ndërhyrjet e policisë dhe lëvizjet e turmës kanë bërë që situata të mbetet e tensionuar në disa prej zonave kryesore të Tiranës./ZËRI