TIRANË- 19 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Në mesin e të lënduarve ka efektivë policie protestues dhe përfaqësues të medias, ndërsa njëra prej gazetareve është shtetase e huaj.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale deri në orën 15;15 në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 persona. Pesë prej tyre janë punonjës policie, katër përfaqësues të medias dhe tetë protestues.
Ministria bën me dije se personat e paraqitur në këtë strukturë spitalore janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' kan marrë ndihmë mjekësore edhe dy persona të tjerë një efektiv policie dhe një protestues./ZËRI