TIRANË- Një protestues ka tërhequr vëmendjen gjatë tubimit të kësaj të shtune në Tiranë duke u gjunjëzuar në mes të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' dhe duke valëvitur flamurin shqiptar. Ai ka qëndruar në këtë pozicion edhe përballë reshjeve të shiut, ndërsa në bulevard vijonte lëvizja e forcave të policisë.
Në pamjet e regjistruara protestuesi shihet i gjunjëzuar me flamurin kuqezi në duar ndërsa pranë tij kalojnë efektivët e pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse. Në të njëjtën zonë lëviz edhe automjeti ujëhedhës i policisë, i cili mban gjithashtu flamurin shqiptar.
Protestuesi vijon të qëndrojë në gjunjë, ndërsa efektivët kalojnë pranë tij pa ndërhyrë. Në rrugë duken edhe sende të shpërndara, mbetje të situatës së tensionuar gjatë protestës./ZËRI