protestuesit pran teatrit te kukullave
TIRANË- Protesta e zhvilluar në Tiranë më 28 Nëntor, në Ditën e Pavarësisë u shoqërua me tensione dhe episode dhune. Një grup protestuesish sulmoi godinën e Teatrit të Kukullave duke thyer derën e saj.
Gjatë incidentit nga turma u dëgjuan thirrje në kor për djegien e selisë së Partisë Socialiste. Situata u përshkallëzua, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Ngjarja shënoi një tjetër episod tensioni gjatë tubimit të mbajtur në kryeqytet në Ditën e Pavarësisë./ZËRI