TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar gjatë ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë ku një grua është rrëzuar në mes të rrugës pas një përplasjeje fizike me një efektiv.
Nga pamjet shihet nje grua, e cila mban një çadër shiu në dorë teksa përplaset me një punonjës policie dhe e godet atë. Efektivi reagon duke e shtyrë, ndërsa ajo humbet ekuilibrin dhe përfundon në tokë.
Ngjarja ndodh në momentin kur forcat e policisë avancojnë drejt protestuesve, duke përdorur edhe automjetin ujëhedhës për shpërndarjen e tyre. Mes ndërhyrjes dhe presionit të ujit, gruaja përpiqet të largohet nga zona, ndërsa disa protestues i afrohen dhe e ndihmojnë të ngrihet e të largohet nga vendi i përplasjes./ZËRI