
TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur edhe në sheshin 'Skënderbej', ku situata vijon të jetë e tensionuar.
Pamjet nga protesta tregojnë disa persona që përkulen për të mbledhur gurë nga toka, me të cilët më pas synojnë të qëllojnë në drejtim të efektivëve të policisë.
Në të njëjtën kohë në shesh dallohen re të dendura tymi, ndërsa protestuesit lëvizin në hapësirat e gjelbra dhe përgjatë sheshit, pavarësisht reshjeve të shiut. Një pjesë e tyre kanë mbuluar fytyrat, ndërsa përplasjet në këtë zonë vijojnë./ZËRI