TIRANË- Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë vijojnë në sheshin 'Skënderbej' ku një pjesë e turmës refuzon të largohet pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit.
Për shpërndarjen e protestuesv policia ka vënë në përdorim autobotin me ujë duke tentuar të largojë turmën dhe të rikthejë kontrollin në zonë. Megjithatë një pjesë e protestuesve vijon të qëndrojë në shesh përballë efektivëve.
Situata mbetet e tensionuar edhe pas disa orësh protestë, e cila është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme, hedhje molotovësh në drejtim të mjeteve të policisë dhe përdorim të lazerëve ndaj efektivëve./ZËRI