Aktualitet

Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Sipas njoftimit të Policisë, 18-vjeçari ka hedhur koktej molotov në drejt të efektivë që ishin të planizuar në shërbim, duke rrezikuar jetën e tyre. 

zh.ll
Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë
18-vjeçari-pamje te publikuara nga policia

TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme. I riu, i identifikuar si Andrea Qorraj, u ndalua pranë ish-hotel “Dajti”. Sipas njoftimit të Policisë, 18-vjeçari ka hedhur koktej molotov në drejt të efektivë që ishin të planizuar në shërbim, duke rrezikuar jetën e tyre. 

Njoftimi i Policisë:

Hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.

Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel “Dajti”, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Materialet procedurale u referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

MOS HUMB