Aktualitet

29 Nëntori, Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit!

Shqipëria shënon sot 82-vjetorin e Çlirimit, teksa gjatë ditës pritet të mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. 

zh.ll
29 Nëntori, Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit!
Monumenti “Nëna Shqipëri”

TIRANË- Ditën e sotme, 29 nëntor, vendi ynë feston ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë.

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”, duke shoqëruar imazhin me urimin:

“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama në mesazhin e publikuar.

29 nëntori

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. 

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Dita e Çlirimit vjen një ditë pas Ditës së Flamurit Shqiptar ose Ditës së Pavarësisë që përkujton Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë më 28 nëntor 1912./ZËRI

MOS HUMB