Politikë

82 vite nga Çlirimi i Shqipërisë! 29 nëntori, data që ndau politikën- E majta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë u zhvillua ceremonia e homazheve, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe nënkryetarja e Kuvendit Evis Kushi si dhe të tjerë zyrtarë të tjerë.

zh.ll
82 vite nga Çlirimi i Shqipërisë! 29 nëntori, data që
Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

TIRANË- Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit. Në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë u zhvillua ceremonia e homazheve, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës Bajram Begaj, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe nënkryetarja e Kuvendit Evis Kushi si dhe të tjerë zyrtarë të tjerë.

Shqipëria u çlirua nga forcat naziste më 29 nëntor 1944, pas një periudhe 5-vjeçare pushtimi. Kjo datë festohet e ndarë nga politika, pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

E djatha gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, ndryshoi datën e Çlirimit, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë. Por 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore ishte një nga vendet e pushtuara nga blloku nazifashist. Në fund të nëntorit 1944, pas çlirimit të Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera, më 29 nëntor u arrit që të çlirohej edhe Shkodra që njihet në histori si qyteti i fundit që ka fituar betejën me armikun./ZËRI

MOS HUMB