TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer në qender të vëmendjes publike pas më shumë se një viti mungesë, duke marrë pjesë mbrëmjen e kësaj të shtune në pritjen e organizuar nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ceremoninë presidenciale Basha është shfaqur në krah të ambasadorit amerikan Eric Wendt në daljen e tij të parë publike që prej zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Pas rezultatit të zgjedhjeve ku garoi në krye të Koalicionit Euroatlantik, por nuk arriti të siguronte asnjë mandat deputeti, ish-lideri demokrat u tërhoq nga jeta politike dhe aktivitetet publike. Për më shumë se një vit ai nuk ishte bërë pjesë e takimeve apo ngjarjeve që kanë shoqëruar zhvillimet politike në vend.
Pjesëmarrja në pritjen e organizuar nga kreu i shtetit shënon kështu daljen e tij të parë në publik pas humbjes në zgjedhjet e fundit./ZËRI