FIER- Një tjetër shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Uniformat blu njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:15 në një lokal, teksa vetë pronari 44-vjeçari Renato Mellara ka njoftuar policinë. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar fasada e lokalit. Paraprakisht dyshohet se lokali është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Po mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:45, një tjetër shpërthim është regjistruar në Ksamil. Policia bëri me dije se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banesi të një 76-vjeçari, ndërsa fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. /ZËRI
