Aktualitet

4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome, Avokati i Popullit kërkon pamjet filmike të protestës së 28 Nëntorit

Sipas shkresës së dërguar Policisë, Avokati i Popullit thotë se kërkesa ka ardhur pasi 4 protestues pretendojnë se janë qëlluar me plumba gome.

zh.ll
4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome, Avokati i
pamje nga protesta e djeshme-shkresa e avokatit te popullit

TIRANË- Pas përplasjeve dhe dhjetëra të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit, Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Tiranës të ruajë menjëherë të gjitha pamjet filmike dhe komunikimet në radio gjatë operacionit policor.

Sipas shkresës së dërguar Policisë, Avokati i Popullit thotë se kërkesa ka ardhur pasi 4 protestues pretendojnë se janë qëlluar me plumba gome. Lidhur me këtë, institucioni kërkon të dhëna të detajuara, mbi urdhërimin e forcës, rregullat të cilat janë ndjekur, si dhe mënyrën se si identifikohen punonjësit e policisë në terren.

Në përfundim, theksohet se ngjarjet e 28 nëntorit janë pjesë e hetimit që institucioni zhvillon prej disa muajsh për menaxhimin e protestave nga Policia e Shtetit, ndërsa raporti do të depozitohet në Kuvend në dhjetor 2026.

Njoftimi:

Tiranë, 29 nëntor 2026. Avokati i Popullit i ka kërkuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të ruajë menjëherë çdo regjistrim të operacionit të 28 nëntorit: pamjet nga kamerat e trupit, nga dronët dhe nga mjetet, si edhe komunikimet në radio.

Kërkesa vjen pas monitorimit në terren që Avokati i Popullit i ka bërë protestës së 28 nëntorit. Komisioneri i Avokatit të Popullit, Ahmet Prençi shprehet se katër protestues që grupet e monitorimit kontaktuan në Spitalin Universitar të Traumës deklaruan se u goditën me plumba gome. Njëri prej tyre deklaroi se u godit në sy dhe grupi konstatoi syrin e majtë të mavijosur dhe të mbyllur. Një tjetër deklaroi se u godit edhe me shkop gome. Një i tretë deklaroi se u qëllua në ballë nga distancë e afërt me fishek gazi dhe grupi konstatoi shenja në këmbë dhe kokën të fashuar pas qepjes së një plage.

Me shkresën e dërguar, Avokati i Popullit i kërkon Policisë të sqarojë:

Kush e urdhëroi përdorimin e forcës: planin operacional dhe zinxhirin e komandimit.

Çfarë u përdor dhe sipas cilave rregulla: plumbat e gomës, fishekët e gazit, gazin lotsjellës të hedhur nga dronët dhe ujëhedhësit, me orën, vendin, urdhrin dhe paralajmërimin për secilin, si edhe distancën minimale dhe pjesët e trupit ku lejohet qitja.

Si u mbrojtën gazetarët dhe të lënduarit: rrethanat e dëmtimit të punonjësve të medias, përfshirë pretendimin për përdorimin e ujit me presion drejt zonës ku ndodheshin mediat, ndihmën e parë dhe hyrjen e ambulancave.

Si identifikohen punonjësit e policisë në terren.

Më 28 nëntor, grupet e monitorimit ishin në Komisariatet e Policisë nr. 1, 2, 3, 4 dhe 6, në Bllokun e Sigurisë dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Avokati i Popullit ndjek me të njëjtën vëmendje lëndimin e punonjësve të policisë, të protestuesve dhe të gazetarëve. Ligji e lejon forcën vetëm kur është e nevojshme dhe në masë proporcionale.

Ngjarjet e 28 nëntorit janë pjesë e hetimit që institucioni zhvillon prej disa muajsh për menaxhimin e protestave nga Policia e Shtetit. Raporti do të depozitohet në Kuvend në dhjetor 2026.

Avokati i Popullit do të bëjë publike përgjigjen e Policisë, ose mungesën e saj.

4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome, Avokati i
shkresa e avokatit te popullit
4 protestues pretendojnë se u goditën me plumba gome, Avokati i
shkresa e avokatit te popullit

/ZËRI

MOS HUMB