Aktualitet

Sot, tjetër protestë! Nis grumbullimi i tubuesve në sheshin “Skënderbej”

Tashmë ka nisur grumbulli i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta dhe nëse do të përsëriten tensionet dhe përplasjet e një dite më parë.

zh.ll
Sot, tjetër protestë! Nis grumbullimi i tubuesve në sheshin
qytetaret ne sheshin 'skenderbej'

TIRANË- Qytetarët janë rikthyer sërish sot në shesh për një tjetër protestë, një ditë pas asaj të 28 nëntorit. Tashmë ka nisur grumbulli i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta dhe nëse do të përsëriten tensionet dhe përplasjet e një dite më parë.

Deri në këto momente, grumbullimi i vetëm i protestuesve është regjistruar në sheshin “Skënderbej”. Ende nuk dihet nëse do të ketë një tjetër tubim pranë Ministrisë së Arsimit apo nëse protestuesit do të marshojnë drejtpërdrejt drejt Kryeministrisë.

Një ditë, më parë, 28 nëntor, i mbajt protesta kombëtare, e shoqëruar me incidente të ashpra. Përplasja e ashpër e zhvilluar mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë disa të plagosur, mes tyre qytetarë, efektivë dhe gazetarë. Gjatë protestës që zgjati deri në orët e mbrëmjes, protestuesit qëlluan në drejt të forcave policore e godinave qeveritare me gurë, sende të forta e molotovë ndërsa efektivët u përgjigjën masivisht me gaz lotsjellës e ujë me presion. Ndërkohë, si pasojë e këtyre incidenteve, Policia ka arrestuar 12 protestues, ndërsa ndaj 19 të tjerëve ka nisur procedim penal. /ZËRI

MOS HUMB