Politikë

Berisha nga Trauma: Hoti u qëllua me urdhër të Ramës për ta vrarë, efektivi i mori shenjë në zemër

Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai ka dhënë urdhër për të qëlluar deputetin e opozitës.

zh.ll.
Berisha nga Trauma: Hoti u qëllua me urdhër të Ramës
sali berisha te trauma

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar në Spitalin e Traumës deputetin Kliti Hoti, i cili mbeti i plagosur me plumb gome gjatë protestës së sotme. Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai ka dhënë urdhër për të qëlluar deputetin e opozitës.

Berisha pretendon se qëllimi ishte për një goditje në zemër, por që është shmangur nga vetë deputeti, i cili është kthyer me shpinë. Ndërkohë, Berisha komentoi edhe reagimin e Demos, duke duke pretenduar se edhe në raste të mëparshme efektivët e pezulluar kanë vijuar detyrën. 

“Me urdhër të Ramës, u qëllua me tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në cilësinë e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti, siç e panë të gjithë, po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë. I merr shenjë në zemër, por me instikt kthehet dhe plumbi pak shpatullën e tij. Një goditje shumë e rëndë nga afër, me plagë të thellë dhe djegie përreth si të ishte ndonjë plumb me eksploziv kur shpërthen, me një shtypje të fortë të një pjese të mushkërisë.

Po vazhdon analiza të tjera, por ky akt kriminal i Ramës është dëshmia më e madhe se ai kërkon konflikt të hapur. Kur një deputet në detyrën e tij dhe të mjekut qëllohet me snajper, Edi Rama i shpall luftë popullit opozitar dhe asaj force politike.

PD do t’i përgjigjet atij me mënyrën më të merituar. Ky rast është kushtrim dhe apel për çdo shqiptar, të ngrihemi dhe të largojmë këtë regjim kriminal. Janë mbi 70 të plagosur, mbi 20 kanë trajtuar mjekët në qendrën afër Tajvanit.

Demo ka kërkuar pezullimin? Ai është një horr në detyrë. A ju kujtohet se thanë para 1 muai se janë pezulluar 5 efektivë? Ata janë të gjithë në detyrë. Demo nuk mund të shpëlajë fytyrën e Edi Ramës dhe aktin e tij”, tha Berisha.

MOS HUMB