
BRUKSEL- Lufta në Lindjen e Mesme shton rrezikun për sulme terroriste në Europë gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Ky është paralajmërimi i fortë që vjen këtë të martë pas takimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel.
Komisionerja e BE për çështjet e Brendshme, Ylva Johannson kërkoi që autoritetet ligjzbatuese të shtojnë vigjilencën pasi atentatet terroriste janë të mundshme në këtë kohë të vitit, ku dhe sheshet janë të mbushur me njerëz.
Johannson deklaroi ndër të tjera se Bashkimi Europian ka vënë 30 milionë euro në dispoziciopn për mbrojtjen e vendeve të caktuara si kishat, sinagogat dhe xhamitë, shkruan DW. Po ashtu ministrja e Bredshme e Gjermanisë Nancy Faeser paralajmëroi për një rrezik të tillë./ZËRI